Limani për reagimin e Ambasadës Britanike: Asnjehere s’më është dukur normale që një ambasadë, të përfshihet në konkurse

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Gaztari Mufail Limani përmes një statusi në facebook ka thënë se befasia e Ambasadës Britanike për shpalljen e konkursit për kryeprokuror është interesante, pasi kjo ambasadë priste të jetë e përfshirë në vendimmarrje.

Ai ka shkruar se nuk i është dukur normale asnjëherë që një ambasadë të përfshihet në konkurse.

“Edhe pse e kam të qartë se kjo praktikë u bë qe “misionet e huaja” të “bindeshin” se këtu nuk ka “kapje të shtetit”, prapë ishte e mbeti një vendim idiotik. Tekefundit, askush nuk u bind për asgjë! Kjo nuk do të ndodh edhe po që se procesi ristartohet dhe Boris Xhonson personalisht vjen e bën kryeprokurorin”

Limani ka thënë që nderi i shtetit nuk mbrohet duke u justifikuar për perceptime që kanë ide për diskretimin e vetë shtetor.

“Le të mësojmë nga mjeshtrit.Le të bëhemi edhe ne ngapak anglezë!”

Reagimi i Ambasadës Britanike:

“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme