Gazetari, publicisti dhe analisti kosovar, Mufail Limani ka reaguar pas debateve të shumta për çështjen e postit të presidentit, çështje kjo që është bërë pengesa kryesore për arritjen e një marrëveshje koalicioni mes VV dhe LDK.
Më poshtë gjeni postimin e Limanit të cilin e ka shkruar në profilin e tij në facebook:
“Vazhdon të jetë e njëjta gjë:
Presidenti i Kosovës është një anomali kushtetuese. Përderisa del nga Kuvendi ai nuk mund të mos jetë politik, në kuptimin e përkatësisë dhe mbështetjes së hapur a të fshehur partiake, dmth ai është, si çdo funksionar tjetër politik, i varur plotësisht nga formulat matematikore të proporcionalit. Por, anash naives politike, edhe një president i dalë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta po ashtu nuk mundet pa mbështetje të një ose disa partive, duke luftuar pretendentët eventualë të tjerë në beteja legjitime politike.
Pra, “president konsensual” nuk ka! Sikur nuk mund të ketë as “kryeministër konsensual” e as “kryetar komune me konsensus”, etj.
Presidenti është aktualisht dhe realisht produkt i koalicionit qeverisës por më kompromis politik me opozitën- ose nuk mund të zgjidhet. Fushatat hyjnizuese ose demonizuese janë intersante por nuk kryejnë punë gjithnjë, jo nëse nuk pasohen me akte të shantazhit, korrupsionit ose detyrimit të dhunshëm- nga brenda ose nga jashtë. Dhe pikërisht kjo është anomalia!
Shkurt, sistemet që kanë më të drejtë atributin “funksionale” nuk kanë opsionin e bllokimit të tij të ligjshëm.”