Linda Halimi akuzohet për përfitime personale pasi filloi mbledhjen e fondeve për Shqipërinë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Linda Halimi fshiu kampanjën “Go Fund Me” pasi u akuzua për përfitime personale.

Linda Halimi ditë më parë filloi një iniciativë për mbledhjen e fondeve për t’u dalë në ndihmë popullit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Më pas ajo u detyrua ta fshijë kampanjën “Go Fund Me” pasi u akuzua nga disa njerëz se e ka hapur për përfitime personale.

“E fshiva kampanjën në Go Fund Me. Shumë drama. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve(e kam bërë me zemër e dashuri) populli im, njerëzit, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të Go Fund Me sepse deri më tani nuk më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj të ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda. Paqe dhe dashuri”, ka njoftuar Linda nëpërmjet një Instastory.

Ajo më pas ka treguar se kjo nuk është hera e parë që ka pranuar akuza të tilla dhe i ka falënderuar njerëzit që i kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe e kanë përkrahur.

Të ngjashme