Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga çastet e këndshme që po shijon së fundmi gjatë këtyre ditëve.
Ndër të tjerash, këngëtarja me prejardhje nga Vitia publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku tregonte linjat e përsosura të trupit në bikini.
“Një cirk i vogël kurrë nuk dëmton askënd”, shkroi Linda në mbishkrimin e kësaj videoje.
Ajo ka treguar se përkushtimi në palestër është primar për të dhe pse edhe ndodhet në pushime, kujdeset në maksimum për ushtrimet fizike.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj vazhdojnë të jenë të shumta, shumica prej të cilëve vazhdojnë të vënë në dukje transformimin e pabesueshëm të trupit të saj.
Këngëtarja përndryshe së fundmi shënoi një pjesëmarrje të suksesshme në festivalin Kënga Magjike me këngën “Pa t’pa”, ku arriti deri në finale.