Lindita Halimi prej disa ditësh është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kalon një kohë të mirë në Shqipëri.
Derisa po shijon një periudhë të mirë atje, artistja nga Vitia ka qenë shumë e angazhuar pasi është në garë për festivalin “Kënga Magjike 2021”.
Duke qenë se kanë mbetur edhe disa orë nga finalja e madhe, bukuroshja është shfaqur duke marrë rreze dielli në një sfond të mrekullueshëm.
“Shqipëria”, ka qenë përshkrimi i imazhit.
Linda po ashtu ka marrë vëmendje me linjat trupore në veshje sportive dhe me një kapelë të zezë të markës ‘Nike’.
E njëjta sivjet prezantohet me këngën “Pa t’pa”, për të cilën deri më tani mori vlerësime të madhe.
Ajo garon përkrah artistëve si: Fifi, Bruno, Soni Malaj, Alban Ramosaj etj.
Sonte (e shtunë) përndryshe mbahet nata finale e “Kënga Magjike” që për dy netë radhazi solli plot emocione dhe atmosferë të mrekullueshme.