Lindjet e parakohshme, shkaktar i vdekshmërisë së foshnjave kosovare

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 16:42 | Nga

Gjatë vitit që shkoi, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 1 mijë e 874 foshnje të lindura. Por në këtë klinikë ka pasur raste kur foshnjat kanë lindur para kohe dhe me peshë të ulët dhe si pasojë e kësaj kanë ndërruar jetë. Për gjithë vitin 2017 kanë qenë 199 foshnje që kanë vdekur në Neonatologji. Gazeta Express ka biseduar me drejtuesit e klinikes, ata kanë treguar rreth shkaktarëve të vdekjeve së këtyre foshnjave.

Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave kosovare nga viti në vit po shënon ulje. Kështu po thonë drejtues së Klinikës së Neonatologjisë pranë QKUK’së. Drejtuesi i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovci, i ka thënë Expressit se vitin që shkoi në Neonatologji kanë ndërruar jetë 199 foshnje të porsalindura. Si shkaktar kryesor i vdekjeve sipas Gojnovcit është pesha e ulët e këtyre foshnjave. Thotë se shumica nga to kanë lindur nën peshën e 1 mijë e 500 gramëve.

Përderisa ky numër i vdekjeve sa foshnjave sipas drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë është më i ulët se sa në vitin 2016 ku kishin vdekur 203 foshnje.

“Në klinikën  e Neonatologjisë trajtohen të gjitha foshnjat me probleme shëndetësore.  Numri i foshnjave që janë trajtuar në klinikën tonë është 1 mijë e 874 foshnje për vitin e kaluar.  Për vitin 2017 kemi një rritje të foshnjave nën peshën e 1 mijë e 500 gramëve. E kjo ndikon që të rritet edhe numri i vdekshmërisë së foshnjeve në përgjegjësi në Kosovë.  Çdo vit kemi rënie të numrit  të vdekshmërisë së foshnjave dhe ky numër për vitin e kaluar janë 199 fëmijë që kanë lindur me peshë të vogël e që kanë ndërruar jetë. Kjo tregon që niveli i vdekshmërisë së foshnjave është nën 8 promila”, i ka thënë Expressit, Gojnovci

Doktori, ka shpjeguar për anomalitë kryesore me të cilat po lindin fëmijët kosovarë.
“Si diagnozë prinë numri i foshnjave nga asfiksioni perinatal  që ende është një numër i madh i foshnjeve. Prematuriteti, veset e lindura të zemrës, analomalitë e ndryshme si dhe infeksionet”.

Ai thotë se janë shtuar lindjet e fëmijëve me probleme në zemër. Por që shqetësuese sipas tij mbet mungesa e trajtimit adekuat të tyre në Kosovë.

“Të lindjet e fëmijëve me sëmundje të zemrës është shqetësues trajtimi i tyre  që fatkeqësisht ende nuk mundë të bëhen në institucionet shëndetësore në Kosovë dhe fatkeqësisht të gjitha duhet të trajtohen jashtë vendit”, thotë drejtori i Neonatologjisë.
Rreth çështjes së lindjeve të parakohshme në Kosovë ka folur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ata thonë se problemi i lindjeve të parakohshme të foshnjave, është një problem global.

Sipas OBSh’së, konsiderohet se 32 për qind e foshnjave që lindin para kohe, vdesin nga faktorë të ndryshëm, derisa 54 për qind e foshnjave që vdesin pas lindjes, janë si pasojë e lindjes së parakohshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme