Mediat në Angli raportojnë se Jesse Lingard është i hapur që të kalojë te Milani, derisa ka pyetur ish-bashkëlojtarët e tij te Manchester United, Ashley Young dhe Chris Smalling për jetën atje.
The Indepedent dhe Metro raportojnë se anglezi është i gatshëm që të largohet nga Djajtë e Kuq në këtë verë, pasi ka humbur besimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Ai tashmë lidhet me një kalim te Rossonerët, derisa ka punësuar Mino Raiolan si agjent të tij për t’i filluar bisedimet.
Raportohet se 27-vjeçari është bindur nga dy bashkëlojtarët e tij që të transferohet te Milani, aty ku mund të zë vendin e titullarit.
Në anën tjetër, Manchester United po kërkon 20 milionë euro nga shitja e tij, derisa skuadra italiane mund të marrë atë për 15 milionë.