Vetëm disa orë përpara përfundimit të stafetës së pishtarit olimpik dhe fillimit të Ceremonisë së Hapjes, linjat e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës u vunë në shënjestër të disa akteve “dashakeqe”, duke përfshirë zjarrvënien, në atë që është përshkruar si “sabotim i koordinuar” për të ndërprerë udhëtimin përpara Lojërave.
Udhëtimet e rreth 800 mijë udhëtarëve do të preken nga ato që autoritetet franceze i kanë quajtur “akte të bashkërenduara keqdashëse” në linjat franceze të trenave, tha kompania shtetërore franceze e hekurudhave SNCF.
Ajo tha më herët se dëmet e shkaktuara në linjat e trenave gjatë natës shkaktuan devijimin ose anulimin e “një numri të madh trenash”.
Kompania nuk specifikoi se çfarë lloj dëmtimi kishte pësuar sistemi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kreu i rajonit të Île-de-France, Valerie Pecresse tha se të gjithë elementët “tregon se ky është një akt i qëllimshëm”.
Qendra e Trenit Rémi Val de Loire ka thënë gjithashtu se linjat e tyre të trenave do të ndërpriten të paktën deri të hënën.