Linor Çitaku dhe Vlona Maloku, pingpongistët e vitit 2016

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Pingpongut e Kosovës shpalli pingpongistët më të mirë të vitit 2016, si dhe ndau mirënjohje për kontribute të ndryshme në sportin e pingpongut.

Pingpongisti më i mirë për vitin 2016 u zgjodh Linor Çitaku, anëtar i Klubit të Pingpongut “Prishtina”.

Ndërsa pingpongistja e vitit 2016, u zgjodh Vlona Maloku, po ashtu anëtare e Klubit “Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku, tha se FPPK me të gjitha seleksionet e saj u paraqit me dinjitet në kampionatet botërore, evropiane, ballkanike, si dhe në të tjerat regjionale.

“U prezantuam me shumë sukses në lojërat olimpike ‘Rio 2016’ edhe atë në ndarjen e drejtësisë. Tre anëtarë të FPPK-së tanimë janë pjesë e Federatës Evropiane të Pingpongut”, tha ai.

Anëtarët e bordit të FPPK-së në mbledhjen e fundit kishin përzgjedhur anëtarët e komisionit për zgjedhjen e lojtarëve më të mirë të vitit, sipas rregullores së aprovuar nga kuvendi.

Komisioni ka bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të vitit 2016, si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja qe janë shpresa e pingpongut, përveç lojtarëve më të mirë, ka bërë përzgjedhjen edhe për punëtorin e vitit, referin vendor dhe ndërkombëtar të vitit, trajnerin e vitit etj.

Po ashtu u ndanë edhe disa mirënjohje të veçanta. Kjo është hera e 10-të që federata ndan mirënjohje për lojtarët e pingpongut, që nga pranimi i FPPK-së në federatën ndërkombëtare.

Lista komplete e më të mirëve për vitin 2016 të cilët janë përzgjedhur nga komisioni dhe aprovuar nga Bordit i FPPK-së:

– Kampion i ligës dhe Kupës së Kosovës në ranglistën e Juniorëve: Kpp “Prishtina I (J)” Prishtinë (Blendon Luta, Jon Shala, Çlirim Fazliu, Marin Lleshi, Yll Dragidella)
– Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën Senior: Kpp “Prishtina” Prishtinë (Era Janjeva, Iliriana Haliti, Vlona Maloku)
– Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Senior -Meshkujt: Kpp “Prishtina” Prishtinë (Baton Çitaku, Besart Domaniku, Linor Çitaku, Yll Presreshi, Petrit Dragidella).
– Klubi më i suksesshëm i vitit në garat individuale: Kpp “Prishtina” Prishtinë
– Punëtori sportiv i vitit: Fadil Luta, sekretar i FPPK-së.
– Gjyqtari më i mirë vendor: Isak Maxhera, gjyqtar i FPPK-së
– Gjyqtari më i mirë ndërkombëtar: Jeton Beqiri
– Trajneri më i mirë: Besart Domaniku, Kpp “Prishtina” Prishtinë
– Befasia e vitit: Kreshnik Mahmuti, anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren
– Pingpongistja më e mirë e vitit: Vlona Maloku, anëtare e Kpp “Prishtina”, Prishtinë
– Pingpongisti më i mirë i vitit: Linor Citaku, anëtar i Kpp “Prishtina”, Prishtinë.

RM1A2940 RM1A2927 RM1A2848 RM1A2836

RM1A2943

Të ngjashme