Lionel Messi edhe zyrtarisht e ka fituar Topin e Artë të gjashtë në karrierë.
Ylli argjentinas arriti të merrte për të gjashtën herë në duart e tij çmimin prestigjioz dhe në të njëjtën kohë ka shkruar histori
32-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arrin të fitojë gjashtë Topa të Artë.
Argjentinasi rivalizohej nga Cristiano Ronaldo që po ashtu kishte pesë trofe të tillë, por sonte asi i Barcelonës e ka kaluar.
Në garë për çmimin më të madh individual, ishin 30 lojtarë, por që Messi, portugezi dhe Virgil van Dijk ishin në listë të ngushtë.
Reprezentuesi i Argjentinës tani me këtë Top të Artë të fituar duket se do ta mbyllë karrierën e tij pa u rivalizuar nga askush, pasi Ronaldo tashmë është 34-vjeçar dhe mund mos ta arrijë topin e tij të gjashtë.