Një grua në Lipjan e ka informuar Policinë e Kosovës pasi një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, monedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”.