Policia ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit Mercedes në Lipjan, për çka kishte informata se po shitej drogë. Por kjo veturë ka goditur automjetin e policisë, gjatë ikjes.
Më pas policia ka arritur të ndalojë veturën dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, njëri nga të cilët është dërguar në mbajtje.
Gjatë kntrollit, janë gjetur dhe konfiskuar 24 qese të vogla me narkotikë të llojit kokainë me rreth 18.09 gram dhe marihuanë rreth 6.75 gram.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Lipjan 28.03.2026 – 19:43. Derisa Policia ka tentuar që ta ndaloj një veturë për të cilën kishte informacione që e njëjta është duke shitur drogë, e njëjta veturë ka goditur veturën e Policisë dhe nuk ju është ndalur Policisë dhe ka vazhduar. Pas një kohe Policia ka arrit që ta ndalon veturën e dyshuar të llojit Mercedes ngjyrë hiri me targa lokale në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj kosovar. Janë arrestuar dy personat që gjendeshin në veturë. Gjatë arrestimit të personave, njëri nga Zyrtarët Policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të Prokurorit pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit në cilësi të dëshmitarit lirohet në shtëpi, ndërsa personi tjetër në cilësinë e të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë.