Lipjani bëhet me Qendër Informuese Turistike

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Në sheshin Adem Jashari në Lipjan është bërë përurimi i Qendrës Informuese Turistike që do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët.

Nënkryetari Komunës, Fauz Xhemajli ka bërë përurimin e Qendrës Informuese Turistike duke thënë se kjo qendër do të jetë pikë ku gjithë turistët që vizitojnë Lipjanin do të informohen për pikat turistike që gjendën në Komunën e Lipjanit.

Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar organizatën ASB, PREDAplus dhe Këshillin Veprimit Bujqësorë që kanë ndihmuar Komunën që ta realizoj këtë projekt.

Qëllimi i ndërtimit të qendrës Informative në Lipjan është mbështetja dhe promovimi i Turizmit në Komunën e Lipjanit.

Pëfaqësuesit e ASB-së u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Lipjanit duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kjo qendër do të ofroj edhe materiale të ndryshme si broshura dhe udhëzues të ndryshëm që turistët ta kenë më të lehtë qasjen vendet turistike në trashëgimin kulturore dhe natyrore të Komunës së Lipjanit.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: outdoor
Image may contain: screen and phone

Të ngjashme