Komuna e Lipjanit është kualifikuar përsëri për grantin e performancës nga DEMOS për vitin 2019, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se ka takuar përfaqësuesin e programit DEMOS, Ertan Munoglun, me të cilin ka diskutuar për ecurinë e punëve të këtij viti, konkretisht në fushat dhe indikatorët matës të perfomancës komunale.
“Komuna e Lipjanit edhe përgjatë këtij viti ka qëndruar mirë në ngritjen e performancës, ne do të vazhdojmë edhe më tutje me avancimin e shërbimeve në mënyrë që të kemi progres më të shtuar. Komuna e Lipjanit për të katërtën herë kualifikohet me Opinion të Pamodifikuar të Auditimit si dhe në menagjimin e mirë të parasë publike”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.
Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesin Ertan Munoglun që i ka informuar se Komuna e Lipjanit është mbi nivelin mesatar të komunave të tjera sa i përket performancës dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rritje të grantit nga DEMOS dhe SIBA-së Suedeze.
