Komuna e Lipjanit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të Grantit të Performancës ka fituar dhjetë projekte. Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti dhe ministri i këtij dikasteri, Elbert Krasniqi, inspektuan implementimin e disa projekteve, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht, u vizitua salla sportive në shkollën e mesme e ulët “Ismail Luma” në Lipjan dhe tjetra në fshatin Banullë.
Nga aty, Ahmeti e ka falënderuar Krasniqin për mbështetjen në realizimin e projekteve të përbashkëta. Ai tha se në kuadër të Grantit të Performancës, Lipjani i ka fituar 10 projekte.
“Sot në vizitë në punën që po zhvillohen e kemi ministrin Elbert Krasniqi për t’i vizituat projektet që janë në kuadër të Grantit të Performancës”.
“Është mirë që po realizohen me kohë dhe e falënderoj ministrin Krasniqi për kohën e ndarë që të jetë në vizitë në projektet që janë në bashkëfinancim me MAPL”, u shpreh Ahmeti.
E ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, u shpreh se projekte e financuara nga kjo Ministri do të përfundojnë brenda këtij viti dhe se kjo komunë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme, raporton EO.
“E dini se si Qeveri kemi filluar me këto programet për sporte dhe sigurisht se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt”.
“Komuna e Lipjanit është përfituese e Grantit dhe është një nga komunat që ka pasur mbështetje të vazhdueshme”.
“Sipas projekt menaxherëve projektet do të përfundojnë brenda këtij viti dhe do të ftohemi të gjithë dhe ta shohim punimet e përfunduara”, u shpreh Krasniqi.