Me propozim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Kuvendi Komunal sot ka aprovuar propozim vendimin për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2016.
Në kuadër të këtij vendimi, Kryetari Ahmeti ka planifikuar edhe ndërtimin e lapidarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, lapidarin e Heroit të Kombit Ismet Asllani, lapidarin e dëshmorit Arsim Zeqiri si dhe renovimin e lapidarit të Heroit të Kombit Xhavit Kozhani.