Liqeni i Badocit është ndotur jashtëzakonisht shumë nga mbeturinat, pas vërshimeve që kanë kapluar vendin.
Në emisionin “Fol me Arin”, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se është shqetësuese se në çfarë niveli ka ardhur shoqëria, pasi siç tha ajo, mbeturinat kanë ardhur nga dora e njeriut, transmeton Klankosova.tv.
“Këto mbeturina pavarësisht që kanë ardhur si pasojë e vërshimeve dhe përmes lumenjve dhe përrockave, këto janë hedhur nga dora e njeriut, dhe ky fatkeqësisht është niveli i shoqërisë, pa i përfshirë të gjithë”, tha Mjeku në Klan Kosova.
Ajo bëri të ditur se KRU “Prishtina” shumë shpejt do të organizojë ekipe që ta pastrojnë burimin e ujit nga këto mbeturina.
“Mendojmë se brenda javës do të pastrohet, por është shqetësuese gjendja”, tha ajo.