Në afat rekord është mbushur Liqeni i Radoniqit, gjë e cila nuk ka ndodhur vitet e fundit.
Lartësia mbidetare është 456, kurse kapaciteti është 117 milionë m3.
Liqeni ka kaluar në kapërderdhje, njofton Kompania e Ujësjellësit “Gjakova”.
“E gjithë kjo falë angazhimit maksimal të stafit të mirëmbajtjes së sektorit të Kanalit Derivues si dhe sektorit të Digës dhe Liqenit”, thuhet në një komunikatë të kësaj kompanie.