Emir Sahiti është i fundit në këtë radhë të ‘zhvendosjeve’ nga Kosova drejt Poljudit, por që një kroat të shkojë në Kosovë dhe të krijojë “çadrën” e tij dhe të bëjë transferime është e pazakontë.
Dhe ky është – Nenad Neno Gavrilović. I njohur prej kohësh si menaxher dhe agjent i futbollit, shkruan “Slobodna Dalmacija”.
Ai erdhi në fillim të vitit në jug të Ballkanit, për të pirë ujë “nga burimi”, dhe për të gjetur talentë të mëdhenj.
U prit me vështirësi në Kosovë, shkruan “Slobodna Dalmacija”, derisa tregon për punën e tij në shtetin dardan.
Ai u prezantua si Drejtor Sportiv i Dardanisë, duke ndërruar Splitin me Pejën, Prishtinën, me jetën e tij që ndryshoi rrënjësisht.
Ndërkohë, në Kosovë, vërtet, siç thuhet, ka gjetur veten.
Përveç Dardanisë, ndihmoi edhe Prishtinën në segmentin sportiv dhe skautik, dhe krijoi dhe regjistroi agjencinë e tij “Nora Sport”. E quajti kështu pas mbesës së tij dhe ka regjistruar në të disa nga futbollistët më të talentuar të Kosovës.
“Kosova është Brazil i Evropës” – Neni e di këtë dhe shpesh flet me entuziazëm për talentet që ka gjetur në Kosovë.
“E dija që ishin të mirë, por kaq shumë… Kosova është një minierë e vërtetë e talentëve”, tregon me entuziazëm për aventurat e tij.
Është e veçantë sepse Neno është si një aventurier që, si në një ‘etje’ për ari, ka shkuar në Eldorado-n e futbollit, ka vënë një kapelë kauboji dhe tani po nxjerr talentë të rinj, si “ari”.
Gavrilović përpiqet të krijojë kontakte të ngushta me klubet nga Dalmacia, derisa janë mbajtur tashmë takimet e para.
Agjencia “Nora Sport” ka në “tefter” të saj të regjistruar të gjithë emrat më të rëndësishëm të futbollistëve të rinj nga kjo zonë dhe për këtë arsye mund të jetë interesante.
Pak kohë më parë, ai e dërgoi edhe talentin e parë nga Kosova në Kroaci. Lir Ukaj, me origjinë kosovare dhe me pasaportë franceze.
Ukaj është lindur më 18 dhjetor të vitit 2005.
Nëse nga kjo do të dalë diçka më konkrete, na mbetet të shohim.
Gavrilović tradicionalisht largohet nga pompimi i tepruar dhe është më i qetë kur punon në heshtje, që të mos e pengojnë të tjerët në punën e tij.