Pas shkarkimit të Nedim Yigit, Liria është bërë me trajner të ri.
Klubi prizrenas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me teknikun nga Maqedinia, Mirsad Jonuzi, shkruan IndeksOnline.
Prezantimi i tij është bërë ditën e sotme, i shoqëruar nga drejtues të klubit.
Jonuzi ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri (drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti./IndeksOnline/