Të premten në Suharekë, Liria mundi 3:1 A&N.
Ndeshja ishte cilësore, ku Liria u tregua me dominuese në shfrytëzimin e rasteve dhe me meritë fitoi ndeshjen.
Golat i shënuan: Fitim Susuri, Liridon Fetahaj ( pen.) dhe Blendi Memaj. Moraes, ishte shënuesi për A &N. Vlen të theksohet rikthimi i Blendi Memajt, që rikthehet me gol, pas lëndimit me Dukagjinin në shkurt të këtij viti.
Rikthimi tij do të thotë shumë për Lirinë.
“Pres që tashmë nga ndeshja në ndeshje të marrim pikë. Hap pas hapi të ndjekim suksesin”, tha Memaj pas ndeshjes.
Ndeshja u luajt në Suharekë pasi te “Përparim Thaçi” po rinovohet tapeti tij.