Liria prezanton trajnerin e ri italian, Alberto Vincenzo Anesse

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Italiani Alberto Vincenzo Anesse është trajner i ri i skuadrës prizrenase, Liria.

Liria ka bërë edhe ndryshimin e dytë në shtabin teknik, pasi sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në fillim të sezonit skuadrën e mori Bedredin Gjinali, pastaj skuadra iu besua përkohësisht Gëzim Hasit, ndërsa tani kanë zyrtarizuar italianin Anesse.

Lajmi është bërë publik nga vet skuadra prizrenase me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook.

Postimi i plotë i Lirisë:

KF Liria sot ka prezantuar trajnerin e ri nga Italia, Alberto Vincenzo Anesse. Fillimisht kryetari i KF Liria Ilijaz Ilijazi e prezantoi trajnerin para lojtarëve e në vazhdim vet trajneri bëri paraqitjen e tij dhe shpalosi ca nga pikëpamjet e tija para futbollistëve.

Pas prezantimit sa solemn e sa miqësor, trajneri mbajti seancën e parë stërvitore me lojtarët.

KF Liria ju uron të gjithëve për këtë hap duke shpresuar në përmirësimin e performansës së klubit në vazhdim të kampionatit.

Urime dhe suksese për të gjithë.

https://www.facebook.com/KlubiFutbollistikLIRIA/posts/1742181662576095

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme