Liridon Leci reagon pas shkarkimit nga Liria: Largohem me kokën lart

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-lojtari i mirënjohur kosovar dhe tashmë ish-trajneri i Lirisë, Liridon Leci ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra e trajnerit te klubi prizrenas.

Leci u shkarkua mbrëmë nga detyra e trajnerit të Lirisë, pas humbjes nga Trepça ’89 në “Përparim Thaçi” në Prizren.

Skuadra e tij u mposht 4-1, teksa i ‘lëndoi’ gjasat e Lirisë në luftën për rikthim në Superligën e Kosovës.

Në një ngjarje të pazakontë, Leci thuhet se e mori vesh për shkarkimin sa ishte pjesë e një emisioni sportiv, që ai është edhe analist.

Pas kësaj situtate të krijuar, tashmë ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Leci.

“Pas 11 ndeshjeve në krye të FC Liria, me 8 fitore, 3 barazime dhe pa asnjë humbje deri në ndeshjen e fundit, rrugët tona ndahen. Falënderoj lojtarët për përkushtimin Valon Osmanin,Valon Bytyqin për mbështetjen, stafin për punën dhe tifozët për mbështetjen. Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart, krenar për punën e bërë. I uroj FC Liria suksese në vazhdim”, ka shkruar Leci në rrjetin e tij social në “Facebook”.

Leci më parë e kishte drejtuar edhe Flamurtarin, Ferizajn U21 dhe Rahovecin.

Të ngjashme