Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Leci, është liruar sot, teksa u arrestua dy ditë më parë nga policia në ndeshjen Besa-Prishtina, të fituar nga “Bardhekaltërit”.
Mbrojtësi i Prishtinës ka lëshuar edhe një deklaratë për sajtin e klubit të Prishtinës, ku deklaron:
“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur”.
“Por, pjesa tjetër e policisë dhe majori i stacionit, duke më kërkuar falje më kanë thënë se kam drejt të çoj çështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se ç’ka ka ndodhur”, tha Liridon Leci.