Lirim Kastrati po shijon ditët e fundit në Kroaci, gati për kalimin në Francë

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Reims ka konfirmuar informacionin e publikuar më herët në faqen e internetit Foot Mercato, duke përmendur ardhjen e afërt në ekip të anësorit Lirim Kastrati, i cili aktualisht është pjesë e NK Lokomotiv Zagreb.

Megjithë insistimin e Besiktas, bashkatdhetari i Arbër Zenelit, duket se ka zgjedhur Reims për të ndjekur një karrierë premtuese.

Stade de Reims do të arrijë një marrëveshje me Lokomotiv Zagreb për 1.5 milionë euro, transmeton lajmi.net.

20-vjeçari do nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me klubin francez.

Skautët e Reims e kanë përshkruar Kastratin si lojtar të shpejtë dhe teknik, i ngjashëm me aftësitë e Arbër Zeneli, i cili do mungojë deri në muajin tetor ose nëntor për shkak të dëmtimit.

Të ngjashme