Lirimi i masave më 1 korrik, MSh thotë se informatat zyrtare lëshohen vetëm nga Qeveria

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Çfarëdo vendimi lidhur me këto masa do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirus. Kryeministri Avdullah Hoti më herët ka deklaruar se vazhdimi i trendit të rasteve të reja do të mund të ndikojë në kthimin e masave të izolimit.

Të ngjashme