Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë, pas vendimit për lirimin e masave, raporton Ekonomia Online.
Takimi ka filluar në ora 17:00 në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë ditës, Vitia është takuar edhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku u tha se është marr vendimi për lehtësimin e masës së kufizimit do të merret brenda kësaj jave, ndërkaq nga mesi i qershorit, autoritetet do të vendosin lidhur me masat lidhur me mbajtjen e ahengjeve.