Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 40 nga 42 të arrestuarit e protestës së 2 qershorit.
Në seancën e cila zgjati rreth 4 orë, 2 prej tyre u lanë në arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje.
Protestuesit e opozitës, të cilët u arrestuan nga policia për shkak të tensioneve akuzohen për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.