Janë liruar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të ndaluar nga Policia e Kosovës të premten, pas aksionit në të cilin hodhën ngjyrë të kuqe në objektin e Policisë në kryeqytet.
Lirimin e tyre e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësja e kësaj partie, Tinka Kurti.
Rinë Zhitia, Arta Berisha, Elona Kurti, Diellëz Arifi, Patrik Domi, Çlirim Gërbeshi e Atdhe Arifi, u ndaluan për 48 orë.
Gjatë ndërhyrjes nga Policia u arrestua edhe deputetja Saranda Bogujevci, e cila ishte liruar ndërkohë.
Përndryshe aksioni i së premtes, ishte organizuar në shenjë proteste ndaj neglizhencës së institucioneve të sigurisë në ofrimin e mbrojtjes për gratë e fëmijët.