Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi, tha se Klinika e Neurologjisë do të lirohet nga pacientët që po trajtohen për Coronavirus.
Sipas Krasniqit qëllimi është të fokusohet shërbimi për pacientët që nuk janë të infektuar.
“Gjendja e pacientëve vazhdon të mbetet e rënduar. Ende kemi pacientë në gjendje të rëndë dhe në numër të madh. Kemi vendosur që sot gradualisht të lirojmë Klinikën e Neurologjisë, nga data 21 në repartin e operativës së gjinekologjisë nuk ka pacientë me COVID”.
“Sot pacientët që janë në neurologjisë do t’i bartim në Klinikën e Pulmologjisë dhe Infektologjisë, që të provojmë t’i kemi pacientët vetëm në këto dy klinika dhe t’i kthejmë shërbimet për pacientët e tjerë”.
Sipas tij, gjendja ende është e rënduar e sidomos numri i atyre që ndodhen në klinika.
“Edhe pse javët e fundit vërehet një trend i lehtë i numrave që kërkojnë trajtim në spitale, ende kemi numër të rënduar. Ende kemi mbi 40 pacientë në respirtatorë. Është mundësia e fundit e pacientëve për t’u ndihmuar dhe stafi po bëjnë të pamundurën tu vijnë në ndihmë’’.