Lirohen katër serbët e arrestuar në Banjskë, ishin larg nga vendi ku u sulmua Policia

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka bërë të ditur se ka liruar dje(e marte) katër persona të cilët ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Sipas tyre, ata ishin arrestuar larg nga vendi i ngjarjes dhe në mungesë të provave janë liruar.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme