Lirohen nga paraburgimi 4 shqiptarë në rastin “Monstra”

Shkup | 01 Dhj 2017 | 19:01 | Nga

Gjykata Supreme në Maqedoni sot ka liruar nga paraburgimi katër të dënuarit në rastin “Monstra”, duke ua zëvendësuar atyre masën me arrest shtëpiak.

Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Sami Luta dhe Haki Aziri janë katër të liruarit, të cilët do të mbrohen në liri derisa zhvillohet rigjykimi.

Rasti “Monstra”, për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas tek liqeni i Smilkovës në vitin 2012, u kthye në rigjykim pas kërkesës së prokurores Liljana Spasovska.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme