Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton ka marrë vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim.
Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.
MFPT thotë se ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.