Lirohen rrugët për qarkullim në Bërnjak

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën në Bërnjak janë liruar të dyja korsitë për qarkullim, por nuk ka pasur largim të protestuesve. Po ashtu automjetet e tyre tashmë janë vetëm në skaje të rrugës.

Kurse në Jarinjë, serbët ende nuk kanë larguar një kamionë.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale.

Të ngjashme