Policia e Londrës ka njoftuar të hënën vonë në mbrëmje se janë liruar të gjithë 12 personat të cilët u arrestuan pas sulmit në këtë qytet gjatë javës së kaluar.
“Të gjithë që janë arrestuar të dielën, 4 qershor, në kuadër të hetimit tani janë liruar pa ndonjë aktakuzë të ngritur”, theksoi në njoftimin e saj policia londineze.