Lirohen të miturit që vendosen pamfleta në veri me foto të terroristit të Banjskës

Prishtinë | 07 Kor 2024 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Pesë të mitur ishin arrestuar nga policia nën dyshimin se vendosën pamfleta në veri me fotografinë e njërit nga terroristët të Banjskës.

Ata dyshohet se kanë kryer vepren penale “Nxitje të urrejtjes”.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo u konfirmua nga zëvendrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”, tha Elshani.

“Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, theksoi Elshani.

Të ngjashme