Gjykata Themelore e Gjilanit nuk ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj P.M., 29 -vjeçar, i dyshuar për dhunimin e D.K., 33-vjeçare.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se mungon dyshimi i bazuar për caktimin e masës së paraburgimit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka refuzuar kërkesen e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, duke e liruar të pandehurin, pasi që mungon dyshimi i bazuar për caktimin e paraburgimit”, konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.
Sipas informacioneve që posedon Gazeta Express ata ishin në lidhje prej pesë vitesh, por herën e fundit 33-vjeçarja e kishte denoncuar në polici 29-vjeçarin.
“Gjithashtu, raporti mjekësor ka konstatuar se e njëjta nuk kishte shenja të dhunës dhe se nuk kishte kërkuar ndihmë te recepsionisti, ndonëse dhoma e motelit ka qene afër recepsionit.
Kur ai i kishte thënë se nuk do të martohen, ajo e ka lajmëruar rastin në polici…Megjithatë ata kanë pirë kafe bashkë edhe pas kryerjes së aktit seksual”,