Aktivisti i PDK’së, Milot Krasniqi është liruar para pak çastesh, pas arrestimit që iu bë sot gjatë protestës së tij ndaj ambasadorit Martin Berishaj.
Lajmin për lirimin e tij e dha lideri i PDK’së, Memli Krasniqi, i cili përmes një shkrimi në Facebook tha se ai është duhej të arrestohej sot është vetë ambasadori Martin Berishaj.
“Miloti tashmë është liruar, por ai që në të vërtetë do të duhej të arrestohej sot është vetë Ambasadori Berishaj, për aferën e dyshimtë korruptive dhe për dëmin e madh që i ka shkaktuar imazhit të Kosovës.
Krasniqi ka shkruar gjithashtu se Kryeministri Kurti është mbrojtës i ambasadorit i cili ka marrë miliona euro nga kompania GEN.
”Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike. Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë.I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj”, ka shkruar më tej kryetari i PDK-së.