Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin lidhur me lëndën PP nr. 802-1/2007, të cilën e ka pranuar në punë më 01.02.2016, Prokurorja e rastit Dulina Hamiti, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.
Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda më 27.06.2016, ka ngritur aktakuzën kundër të akuzuarit, Abit Kastrati, për veprën penale “Përvetësimi nga ushtrimi të detyrës” nga neni 340 paragrafi 3 të KPK , duke konsideruar se aktakuza e Prokurorisë ka qenë e mbështetur në prova dhe dëshmi të mjaftueshme, ku kjo argumentohet edhe me aktvendimin e Gjykatës së Apelit, PN nr.895/17 të datës 06.11.2017, kur e ka refuzuar si të pabazë ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Abit Kastrati, pasi që në atë aktvendim ndër të tjera është cekur se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë se është kryer vepra penale me të cilën ngarkohet i akuzuari.
Ndërsa, sa i përket asaj se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, më 23.02.2018 ka bërë shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarit të lartcekur për veprën penale të lartcekur, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ende nuk e ka pranuar aktgjykimin lirues nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe sapo ta pranojmë aktgjykimin, Prokuroria do ta shfrytëzoj të drejtën ligjore për ushtrimin e mjetit juridik të ankesës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, sqaron opinionin lidhur me deklaratat e gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, i cili të premten, e ka liruar nga akuza për “përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”, të akuzuarin Abit Kastrati.
Gjykatësi Ibrahimi, me rastin e shpalljes së aktgjykimit ka deklaruar se “me asnjë provë nuk vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale. Ai akuzohet se ka shkaktuar dëm 32.000.00 euro, e më asnjë provë nuk është vërtetuar se ka bërë dëm 1.000 apo 30.000 euro’’. Po ashtu, sipas Ibrahimit, organi i ndjekjes ka qëndruar mbi 10 vjet në këtë lëndë me vetëm një provë që nuk ka provuar elemente të veprës penale, ndërsa ka shtuar se ka menduar se gjatë shqyrtimit gjyqësor prokuroria do të propozoi ndonjë ekspertizë apo provë tjetër.
Për hir të informimit të drejtë të opinionit dhe Gjyqtarit Ibrahimi, bashkangjitur gjeni kopjen e Aktvendimit të lartcekur të Gjykatës së Apelit të Kosovës, me numër PN nr.895/17 të datës 06.11.2017, të cilën Prokuroria e ka pranuar me datë 07.11.2017.