Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu sapo është liruar pasi ishte arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur kreu i veteranëve, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook.
“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku.
Sipas Policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur një zyrtar policor i cili ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.
“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit inicohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti eshte nën hetime”, ka thënë Osmanollaj.