Mjeku nga Podujeva i cili kishte refuzuar t’i jap ndihmë mjekësore një pacineti me arsyetimin se nuk punon në dy ndërrime është liruar në procedurë të rregullt.
Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.