Milorad Zajiq, i akuzuar për krime lufte, është liruar nga aktakuza pasi që nuk është provuar se ai ka kryer veprën penale me të cilën akuzohet, raporton KTV.
Të dëmtuarit për realizimin udhëzohen në kontekst civil, ndërsa i akuzuari lirohet nga paraburgimi.
Kjo çështje është bazuar kryesisht në deklaratat e dëshmitarëve, por që ka shumë kundërthënie dhe këto e bëjnë shumë të dyshueshme akuzat e Prokurorisë, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Kreshnik Radoniqi.
I akuzuari Zajiq, pas vendimit ka thënë se e ka pritur këtë vendim të Gjykatës.