Lirohet nga akuza arsimtari që hodhi në shportë simbolet kombëtare

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Është liruar nga akuza arsimtari, Muhamet Hajredinaj, i cili akuzohej për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, pasi që kishte hedhur në shportë të mbeturinave plisin dhe flamurin kombëtar. 

Hajredinaj akuzohej se në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës angleze në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë, duke ditur që më 27 nëntor të 2024-tës kremtohej në shkollë Dita e flamurit kombëtar, në prani të nxënësve ka marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe i ka hedhur në shportën e mbeturinave, shkruan Koha.net

Pas rastit, i akuzuari Hajredinaj ishte pezulluar nga puna në shkollën “Xhemail Mustafa”. 

Të ngjashme