Ilire I, ishte arrestuar gjatë muajit maj në Zvicër pasi që e njëjta besohet se i ka marrë 212 mijë franga nga fqinji i saj Georg G, duke u paraqitur si mjeke e rreme.
Sipas gazetës zvicerane “20 minutes”, thuhet se edhe persona të tjerë kishin rënë pre e mashtrimit duke dhënë paratë e tyre.
Të martën e akuzuara është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar avokati i saj.
Por, hetimet ende nuk janë mbyllur. Ajo po mbrohet nga ish-avokati i Loredana Zefit. Edhe ndaj kësaj të fundit prokuroria po heton për mashtrim.