Mbrojtësi i krahut të djathtë, Pol Lirola është përforcimi më i ri i Marseillet. Klubi nga Ligue 1, ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me Fiorentinan për huazimin e 23-vjeçarit dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për dhjetë milionë euro.
Spanjolli Lirola, këtë edicion ka pasur 12 ndeshje në Serie A te Fiorentina kurse te Marseille do të jetë një përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Lirola ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2024 kurse karrierë ka bërë edhe te Sassuolo. “Klubi ynë, mirëpret Pol Lirolan”, ka shkruar Marseille në “Twitter”.