Lista e ngushtë me katër sulmuesit që mund ta zëvendësojnë Agueron te Barcelona

| 05 Nën 2021 | 14:00 | Nga

Barcelona ka hartuar një listë të ngushtë me katër lojtarë për të siguruar mbulim për sulmuesin Sergio Aguero, pasi ai pritet të mungojë së paku tre muaj shkaku i problemeve shëndetësore me zemër.

Aguero ka mbetur jashtë fushës për të paktën tre muaj pasi pësoi vështirësi në frymëmarrje gjatë barazimit 1-1 të së shtunës me Deportivo Alavesin.

33-vjeçari i është nënshtruar një ekzaminimi kardiologjik dhe është diagnostikuar me aritmi kardiake – një çrregullim i ritmit të zemrës.

Gazeta Sport pretendon se klubi tani është në kërkim të një sulmuesi të ri me Martin Braithwaite dhe Ousmane Dembele gjithashtu jashtë fushave shkaku i problemeve të shumta me lëndime.

Tre prej tyre janë aktualisht në Ligën Premier me emra si Edinson Cavani i Manchester Unitedit, Raheem Sterling i Manchester Cityt dhe dhe Alexandre Lacazette i Arsenalit.

Të ngjashme