Lista e përthekuar me rripin Valentino dhe e rinuar me një kazan botox!

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 13:45 | Nga Kimete Berisha
  • Kriteret pët t’u bërë deputet i Kosovës:
  1. Duhet të jesh Çika e atij,
    A po të kujtohet…!
  2. Të jesh djali i asaj këngëtares!
  3. Gruaja e atij dëshmorit të harruar, vrasësi i të cilit nuk kërkohet më!
  4. Babai i një djali që politika ia shfrytëzojnë vdekjen për vota!….
    E babai i të cilit nuk e kërkon të vërtetën për djalin e tij të vdekur në
    burg dhe për gjurmët e tij të vjedhura nga shteti, por kërkon të bëhet deputet, në shpinë të vdekjes!
  • Ah, sa e tmerrshme është kjo dashuria…!
  1. Babai i një futbollisti të njohur, që nganjëherë jep gola për Evropën dhe fiton pare që nuk i ndan me popullin’!
  • E në asnjë rast babai i një minatori!
  1. Ajo që në emër të Drejtësisë, i ndihmoi kunatit të saj, i dënuar për krime, që të rivendoset në hotelin e burgut të Smrekovnicës!
  • E një të burgosur shqiptar që iku nga burgu e vra në Serbi, pasi që s’e kishte kunat, ministresha e quajti kriminel….!
  1. Gruaja e askujt!
  2. Ai burri i dashuruar në Albinin!
  3. Burri që e ka rrahur gruan e tij dhe një lypësar!
  4. Avokati i njohur që ecë rrugës me rrëmojse në gojë!
  5. Milioneri i uritur!
  6. Tregtari i flamurit!
  7. Valltarja e Rugovës që nuk di ta lexoj letrën e vet!
  8. Fabrika e Pambukut!
  9. Gllavna Sestra!
  10. Gruaja që vjedhte miell të gryt’!
  • Asnjë poet!
  • Askush i panënshtruar.
  • Asnjë mendje e pabindur!
  • Vetëm ndjekës dembelë që e njohin përmendësh veç një rrugë, të nënshtrimit!
  1. Hamës…!
  2. Dama me kamelie!
  3. Gruaja që e fshehu pasurinë nga shteti!
  4. Doktori që e kishte pasion të lozte me zemrat e shqiptarëve, dhe të bëhej i pasur nga kjo lojë… dhe u tregua aq i mençur sa i shpëtoi burgut!
  5. Profesori nga Parisi i cili e ka idole Donika Gërvallën, për arsye sekrete, dhe Pecin, për dijet e tij të
    thella për bujqësi!
  • Askund militantët dhe paramilitarët që janë këputur duke na sharë nanën dhe duke na akuzuar se kush shkruan kundër vjedhjeve të qeverisë Kurti, është
    e Serbi!
  • Ne jemi këtu, ku kemi qenë gjjthmonë, po, ti ku je!
  • Dhe ku është ai aktori i harruar që i shet librat si farat e kungullit në rrugë!
    Sa e sa shëmtuar është dashuria e tij për Albin Kurtin, i cili anipse s’e bën hesap dhe e ka lënë të mjerë në
    rrugë, ky prap e do…thotë që e do, ju ka tekë…
  • Dashuria që kërkohet mëshirë!
  • Asnjë varfanjak!
  • Asnjë i papunë!
  • Asnjë fshatar i harruar që netëve të
    gjata të dimrit, pranë zjarrit të fikur, shkruan poezi mbi dashurinë për Zotin!
  1. Këngëtarja pa dëgjues, e cila e ndërtoi karrierën e saj duke e portretizuar veten si grua serioze, që vishej me namus, e tash, që shoqet e saj kanë zbritur në tokën e Pambukut, ajo kish fluturuar, si qese e plastikës.
  • Kryeministri, njëkohësisht dëshmitari i miellit të vjedhur, e përthekoi Listën e tij të trashë me rripin e shtrenjtë të Valentinos në belin e këngëtares dhe me një kazan botoks e rinoi Lëvizjen e tij të lodhur shpejt nga pushteti…
  • Lista e tij është një cucëll e madhe me të cilën do ta mashtrojë ceten në ditët pa diell!
    Dhe me lullaby primitive të shkruara nga ndjekësit e tij primitivë!
  • Pra, e vetmja mburrje e kryeministrit ishte Valentino dhe botoksi!
  • Lumiri tha se është i rrethuar me një ekip të shkëlqyeshëm.
    Por, çfarë të bëjmë ne që ky vet nuk është i shkëlqyeshëm, e ia ka dhënë Zoti të rrethohet me ekip të shkëlqyeshëm!
  • Prap kish përbiruar Xhavit Hajdari, që duket si një hije e mesjetës, që s’ka kush që e zë…
  • Ka edhe njerëz të mirë, anipse janë raste të izoluara, por tani s’kam kohë për t’i kërkuar!

Të ngjashme