Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt, shkruan Indeksonline.
Indeksonline ka siguruar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Komunën e Prishtinës.
Në listën e siguruar shihet se kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka arritur të grumbullonte 7.470 vota.
Ndërsa kandidati për deputet më i votuar nga kjo parti është Uran Ismaili me 4.960 vota.
Pas tij, radhitet Memli Krasniqi me 2.624 vota të siguruara.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të kandidatëve për deputetë në Prishtinë: