Lista Serbe akuzon Kurtin për përshkallëzim të situatës pas ndërprerjes së punimeve në disa objekte në veri

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për përshkallëzim të situatës pas ndërprerjes së punimeve në disa objekte në veri të MitrovicësLista Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë, ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e punës në vendpunishtet në Mitrovicën e Veriut duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përshkallëzim të situatës dhe për ndikim negativ mbi popullin serb në veri të vendit.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, kishte njoftuar se janë ndërprerë punët në vendpunishtet që kanë nisur ndërtime pa i përfillur procedurat ligjore.Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe ka theksuar se vendimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut për të ndaluar ndërtimin e banesave “për familjet e pafavorizuara sociale dhe shkollave për fëmijët e kategorive të rrezikuara në qytet”, është një veprim i paligjshëm dhe diskriminues.

“Një ditë pas negociatave në Bruksel, sipas rregullit, regjimi i Albin Kurtit në vend të deeskalimit vazhdon me përshkallëzim dhe presion të mëtejshëm ndaj popullit serb në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, vendimi i së enjtes nga kryetari Atiq, konfirmon fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se “jemi larg deeskalimit” dhe se sipas tyre, “Kosova nuk është e interesuar për de-përshkallëzimin e situatës në veri”.

Ndër të tjera, partia në fjalë ka akuzuar se këto vendime kanë si qëllim ngritjen e tensioneve dhe rrezikimin e stabilitetit dhe paqes në veri të Kosovës.

“Pyetja është se a është kjo përgjigje e Kurtit ndaj thirrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës nëse vendimi për ndalimin e ndërtimit të shkollave dhe banesave për qytetarët e rrezikuar është në përputhje me apelet e Quintës se këta kryetarë të imponuar me 3% merren me çështje teknike dhe administrative”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Partia serbe në Kosovë ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë dhe të ndalojnë kryeministrin Kurtin nga veprimet që “shkaktojnë kaos dhe rrezikojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe serbët në Kosovë”.

Të ngjashme