Lista Serbe propozon Simiqin për nënkryetar, Rashiqi veten

Prishtinë | 26 Gus 2025 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe me nëntë deputetë ka propozuar emrin e Sllavko Simiq për nënkryetar.

Megjithatë në foltore ka marrë fjalën edhe deputeti i vetëm serb që nuk i takoj këtij grupi, Nenad Rashiq që e propozoi emrin e vet për nënkryetar.

“Siç thotë neni 67 i Kushtetutës, dy nënkryetarë paraqesin komunitetet që s’përbëjnë shumicën në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën. Unë kurrë s’e kam propozuar veten, por për një arsye të vetme pse e propozoj veten është që në dy mandatet e fundit s’kemi pasë përfaqësim adekuat. Kjo më bën të propozoj veten për nënkryetar të Kuvendit”, tha Rashiq.

Zgjedhja e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë është ndarë dhe nuk po votohet në pako.

Të ngjashme